Aleksandër Sarapuli ka 30 vjet përvojë të kombinuar në menaxhim dhe konsulencë në investime kapitale private, financim projekti, menaxhim projekti, analizë fizibiliteti ekonomik dhe financiar, prokurim teknologjie dhe mallrash, si dhe marketing.
Ai ka punuar në Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve që në vitin 1996 dhe u bë Bashkëdrejtor Ekzekutiv në vitin 2010. Përvojat e tij të mëparshme përfshijnë pozicione si bashkë-themelues dhe drejtues i Njësisë së Konsulencës ndaj Biznesit (BAU), këshilltar për biznesin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë në Shqipëri dhe menaxher për prokurimet dhe marketingun në një shoqëri private. Ai ka një diplomë në ekonomi nga Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë. Z. Sarapuli ka marrë pjesë në shumë programe trajnimi intensive për tema si investime kapitale private, financë, menaxhim e të tjera. Ai është Bashkëdrejtor Ekzekutiv i AADF-së që nga viti 2013. Në vitin 2015, Z. Sarapuli ka marrë Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.