
Në dt. 24 Maj 2022, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Marrëveshjen e Administrimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit për administrimin indirekt të pasurisë kulturore të Butrintit.
Modeli i ri i administrimit synon përmirësimin e gjendjes së konservimit, mbrojtjen dhe ruajtjen e mëtejshme të sitit arkeologjik të Butrintit, shtimin e shërbimeve duke zgjeruar më tej eksperiencën e vizitorëve, financim të kërkimeve arkeologjike dhe punësim më të madh për komunitetin lokal.