
Në datën 22 korrik 2020, Qeveria Shqiptare ka miratuar Planin e Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit 2020-2030
I pari i këtij lloji, Plani i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar Butrint 2020-2030 është hartuar në referencë të plotë me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë (27/2018), Ligjin për Zonat e Mbrojtura (81/2017) dhe strategji të ndryshme zhvillimi të miratuara nga shteti shqiptar. Plani është në përputhje me Agjendën për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030 të Kombeve të Bashkuara dhe me rekomandimet e Vendimeve të Komitetit të Trashëgimisë Botërore dhe organeve këshillimore të Qendrës së Trashëgimisë Botërore/UNESCO.
Në terma afat-gjatë, ky dokument synon të ofrojë një qasje të re në sitet e trashëgimisë në vend, duke adresuar çështjet që lidhen me kufizimet e instrumenteve të menaxhimit, zhvillimin e qëndrueshëm, rritjen e turizmit kulturor, ngritjen e kapaciteteve në menaxhim dhe qasjen ndaj komuniteteve lokale.

