Elva Margariti
Ministre e Kultures

Së bashku me stafin e saj, ajo ka realizuar projekte të rëndësishme, në një kohë kur sektori i kulturës u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe nga pandemia globale e Covid-19.

Znj. Elva Margariti ka lindur në Tiranë, në vitin 1980.

Më herët, asaj i ishte besuar detyra e Këshilltares për Territorin dhe Koordinatores Kombëtare për Programin e Zhvillimit të Integruar Rural (Programi 100 Fshatrat) nga Kryeministri i Shqipërisë.

Nga viti 2015, për një periudhë 3-vjeçare, zonja Margariti ishte koordinatore didaktike për programin e studimit “Master i Shkencave në Arkitekturë” dhe programin e studimit “Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedis” në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” , e cila bashkëpunon ngushtë me Universitetin e Firences.

Nga viti 2009, ajo bashkëpunoi me studiot e projektimit dhe asistoi më tej firmën zbatuese në Firence, për projektet e ndriçimit dhe rigjallërimin e mjedisit dhe objekteve të ndërtuara. Përvojat në këtë fushë kulmuan me ekspozitën “Lo stile dello Zar” (2009) në Museo del Tessuto në Prato, Itali dhe ekspozitën e përhershme në Museo di Storia della Scienza “Galileo Galilei” në Firence (2010).

Pas miratimit të komisionit të provimit në provimin e shtetit italian për ushtrimin e profesionit, zonja Margarita u licencua me Urdhrin e Arkitektit në Firence (2008). Ajo ka një përvojë relativisht të gjatë si profesioniste e pavarur në fusha të ndryshme të arkitekturës dhe planifikimit të zhvillimit urban dhe si bashkëpunëtore e disa studiove të projektimit në Itali dhe Shqipëri.

Në vitin 2008, znj. Margariti përfundoi studimet universitare (Master Shkencor) për Arkitekturë në Universitetin e Firences, Itali, në fushën e projektimit, rikualifikimit dhe rivitalizimit të mjedisit të ndërtuar dhe bioarkitekturës.

Në vitin akademik 2004-2005, ajo pasuroi eksperiencat e saj në fushën e dizajnit, sipas parimeve të bioarkitekturës në Universitetin e Teknologjisë Tampere dhe në vitin 2006, në fushën e rigjallëzimit të trashëgimisë kulturore nëpërmjet ruajtjes së teknikave tradicionale, në Tongji. Universiteti i Teknologjisë në Shangai.

Në të njëjtin vit, ajo iu bashkua ekipit për hartimin dhe organizimin e ekspozitës “Rehabilitimi dhe ripërdorimi i ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Tradita Toskane”- në Sallën e Ekspozitave të Planifikimit Urban në Shangai.

Zonja Margariti është nënë e një vajze.