Flonia Tashko
Partnere në Tashko & Pustina

Znj. Flonia Tashko - Borici, partnere dhe themeluese e Tashko & Pustina, u diplomua në Universitetin e Gjenevës, Fakulteti Juridik në vitin 1996, ku më pas fitoi Diplomën Master në Drejtësi në të Drejtën Tregtare dhe të Punës në vitin 1999.

Znj. Tashko është bashkautore e Komentarit të Shqipërisë për Kodin e Punës dhe ka qenë Pedagoge në Shkollën Shqiptare të Magjistraturës.

Ajo ka qenë Country Manager për Projektin e Qeverisjes së Korporatave nga Korporata Financiare Ndërkombëtare/Grupi i Bankës Botërore. E specializuar në M&A, energji dhe telekomunikacion, znj. Tashko ka drejtuar një numër të konsiderueshëm projektesh kyçe në emër të studios ligjore. Znj. Tashko është arbitër e certifikuar pranë Qendrës Shqiptare të Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit, që nga viti 2007.