Përmes formës së administrimit indirekt, Fondacioni synon gjithashtu ruajtjen dhe mbrojtjen e Pasurisë Kulturore, sigurimin e aksesit dhe shërbimet për publikun në të, promovimin e saj dhe aktivitetet studimore e kërkimore, si dhe përdorimin, qarkullimin dhe veprimtaritë arkeologjike të Pasurisë Kulturore, duke e menaxhuar dhe zhvilluar atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke siguruar mjetet e nevojshme financiare dhe stafin e specializuar, me qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e saj për të gjithë kohëzgjatjen e administrimit indirekt.
Ne jemi shumë krenarë për inkurajimin e fillimit dhe mbajtjen e një strukture të fortë administruese për koordinimin efektiv të të gjitha aktiviteteve që ndikojnë në Vlerën e Jashtëzakonshme Universale të Butrintit.
Albanian-American Development Foundation (Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim), në cilësinë e partnerit strategjik, në bazë të vendimit nr. 3, datë 06.04.2020, të Këshillit Kombëtar të Menaxhimit të Pasurive Kulturore.
Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, në cilësinë e institucionit shtetëror përfaqësues i shtetit shqiptar si pronar i Pasurisw Kulturore, në Parkun Kombëtar të Butrintit, pasuri kulturore e kategorisë Park Arkeologjik/Zonë Arkeologjike A/B, me rëndësi universale.

Martin Mata ka 33 vjet përvojë të kombinuar në menaxhim në sektorin publik dhe privat





