
Butrint, 10 Mars 2025 – Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit (BMF), njofton zgjatjen e afatit të aplikimit për tenderin:“ Shpimet dhe Kërkimin Gjeologjik për Monitorimin e Nivelit të Ujërave Nëntokësorë në Parkun Kombëtar të Butrintit dhe Fushën e Vrinës ”.
Afati i ri i dorëzimit të aplikimeve është 21 Mars 2025, duke zëvendësuar datën fillestare të caktuar, 10 Mars 2025.
Ky ndryshim synon t’u japë mundësi të gjithë palëve të interesuara të përgatitin dhe dorëzojnë aplikimet e tyre në përputhje me kërkesat e specifikuara të tenderit me ndryshimet dhe shtesat e dokumentacionit të kërkuar.
BMF mbetet e përkushtuar ndaj objektivave të saj për të zhvilluar strategji efektive të komunikimit dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me publikun, në përputhje me standardet e një siti të mbrojtur nga UNESCO siç është Parku Kombëtar i Butrintit.
Informacione të mëtejshme mbi tenderin dhe specifikimet teknike gjenden në faqen zyrtare të BMF.