Thirrje për Aplikim – Bursë Studentore për Kërkim Shkencor mbi Butrintin

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit (FMB) hap thirrjen për Programin e Bursave Studentore për Kërkim Shkencor mbi Butrintin, drejtuar studentëve të vitit të dytë të ciklit Master i Shkencave.

Programi ofron mbështetje financiare për zhvillimin e punës kërkimore me fokus të drejtpërdrejtë në Parkun Kombëtar të Butrintit, në fusha që lidhen me studimin, ruajtjen dhe menaxhimin e vlerave të tij.

Për kriteret e aplikimit, fushat prioritare, financimin dhe dokumentacionin e kërkuar, vizitoni rubrikën [Grante].