Thirrje për shprehje interesi – Marrja me qira e Hapësirave Tregtare në Parkun Kombëtar të Butrintit

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit fton individë, artizanë dhe subjekte të tjerë të interesuar të aplikojnë për marrjen me qira të hapësirave tregtare në Dyqanin e Komunitetit në qytetin antik, Parku Kombëtar i Butrintit.
Për të aplikuar ju duhet të plotësoni Formularin bashkëlidhur dhe të dorëzoni bashkë me të Listën e Dokumentacionit si më poshtë:
Formulari dhe çdo Dokumentacion tjetër do të dorëzohen fizikisht në adresën: Rruga SH81, Parku Kombëtar i Butrintit, Ksamil, Shqipëri” ose me email në adresën e email info@bmf.al
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 31 Maj 2026.
Për çdo informacion apo paqartësi mund të drejtoheni me email tek info@bmf.al



