
Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit njofton se afati për aplikim në kuadër të thirrjes për grante për projekte kërkimore dhe akademike që lidhen me nënzonat e Trashëgimisë Kulturore dhe Peizazhit Kulturor të Parkut Kombëtar të Butrintit është shtyrë deri më datë 31 Maj 2026.
Të gjitha kriteret dhe procedurat e aplikimit mbeten të pandryshuara.
Ftohen të gjithë të interesuarit të aplikojnë brenda afatit të ri.
Të gjitha detajet dhe informacionet e nevojshme do t’i gjeni në dritaren Grante.
Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm lidhur me këtë thirrje, ju lutem të na kontaktoni në adresën sekretaria.teknike_brg@bmf.al



