Richard Hodges është President Emeritus i Universitetit Amerikan të Romës që nga viti 2020. Ai ka studiuar arkeologji dhe histori në Universitetin e Southampton, ku përfundoi doktoratën mbi arkeologjinë e tregtisë gjatë epokës së errët.
Në vitin 1976 ai iu bashkua Universitetit Sheffield si pedagog dhe nisi gërmimet dhe projektet e trashëgimisë kulturore në Angli dhe Itali. Ai iu bashkua Fondacionit Butrint si drejtor shkencor i tij (1993-2012) për të nisur gërmime të reja dhe strategjitë për menaxhimin e sitit. Nga viti 2000-12 ai mbikëqyri Qendrën Ndërkombëtare për Arkeologjinë Shqiptare dhe Projektin e Konservimit të Gjirokastrës.
Ai ka qenë drejtor i Shkollës Britanike në Romë (1988-95); Drejtor i Institutit të Arkitekturës i Princit të Uellsit (1996-98); Drejtor i Institutit të Arkeologjisë Botërore në Universitetin e Anglisë Lindore (1996-2007); Drejtor ‘Williams’ i Muzeut të Antropologjisë dhe Arkeologjisë në Universitetin e Pensilvanisë (2007-12). Në vitin 1999 ai shërbeu si këshilltar kryesor i ministrit shqiptar të Kulturës, Edi Rama. Ai ishte President i Universitetit Amerikan të Romës (2012-2020). Ai është administrues i besuar i Institutit të Shkencave Humane Packard; President i LoveItaly, fondacioni i konservimit me bazë në Romë; anëtar i Bordit Herculaneum të Ministrisë së Kulturës italiane; dhe i programit të afreskeve romake të Korintit.
Në vitin 1995 iu dha titulli “Urdhri i Perandorisë Britanike” nga Madhëria e Saj Mbretëresha.