Njoftim për shtyrjen e afatit të aplikimit – Bursa Studentore për Kërkim Shkencor mbi Butrintin

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit (FMB) njofton shtyrjen e afatit të aplikimit për Programin e Bursave Studentore për Kërkim Shkencor mbi Butrintin, drejtuar studentëve të vitit të dytë të ciklit Master i Shkencave.
Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve: 4 shkurt 2027.
Ftojmë të gjithë studentët e interesuar të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda afatit të ri.
Për kriteret e aplikimit, fushat prioritare, financimin dhe dokumentacionin e kërkuar, vizitoni rubrikën [Grante] në faqen zyrtare të Fondacionit, www.bmf.al.



