Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit nis punën për projektin “Sistemimi i zonës, mbulimi me dhera sterile dhe konservimi i rrënojave të Forumit Romak” i mbështetur nga Granti “Expandere Conscientiae Lumen”

Së shpejti nisim punën për projektin “Sistemimi i zonës, mbulimi me dhera sterile dhe konservimi i rrënojave të Forumit Romak”. Sot, këto rrënoja ndodhen mes një bimësie të dendur që rrezikon dëmtimin dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Ky projekt realizohet nga Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit, falë mbështetjes dhe grantit “Expandere Conscientiae Lumen” nga Ancient Rome Live dhe The Musk Foundation. Synimi ynë është i qartë: të ndalim degradimin e kësaj pasurie arkeologjike nga faktorët natyrorë dhe koha.
Përmes kësaj ndërhyrjeje, do të mbulojmë gërmimet e hapura me dhera sterile dhe do të konsolidojmë strukturat antike. Por lajmi më i mirë është se, pas përfundimit, Forumi Romak do t’i shtohet për herë të parë itinerarit të vizitave!
Vazhdojmë punën me përkushtim për të ruajtur zemrën e qytetit antik dhe për t’u ofruar vizitorëve një përvojë të paharrueshme.
The implementation of the project “Site organization, backfilling with sterile soil, and conservation of the ruins (Roman Forum)” is set to begin soon. Currently located in a forested area with dense vegetation, these ruins face significant challenges to their stability and integrity.
In implementing this project, the Butrint Management Foundation is supported by the “Expandere Conscientiae Lumen” grant from Ancient Rome Live and The Musk Foundation. The primary objective is to prevent the degradation and damage of the archaeological remains against natural impacts and ongoing processes of change over time.
The project involves backfilling open excavation trenches with sterile soil and consolidating the archaeological remains. Most importantly, this initiative will include the Roman Forum spaces in the visitor itinerary for the first time.
We remain committed to safeguarding the heart of the ancient city and enhancing the experience for all visitors.



