
Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit (FMB) ka hapur thirrjen për aplikim për grante në mbështetje të projekteve kërkimore dhe akademike që lidhen me nënzonat e Trashëgimisë Kulturore dhe Peizazhit Kulturor të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Afati i fundit i pranimit të aplikimeve: 30.04.2026
Kush mund të aplikojë?
- Institucione të Arsimit të Lartë
- Institucione kërkimore shkencore publike dhe jopublike që kanë për objekt të veprimtarisë kërkimin shkencor;
- Studiues individualë pjesë e institucioneve kërkimore
Fushat prioritare
Skema e granteve do të financojë kërkime në fusha prioritare si më poshtë:
- Arkeologji
- Histori
- Gjeologji
- Ekonomi
- Inxhinieri Strukturore
- Ekologji
- Bujqësi
- Histori Shoqërore
- Menaxhimi i Trashëgimisë
- Menaxhimi i Vizitorëve
Informacioni mbi Grantin
FMB mbështet projekte kërkimore shkencore dhe akademike me një Fond total të financimit deri në 30,000 USD.
Aplikimi duhet të përfshijë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formulari i aplikimit i plotësuar sipas Aneksit 1;
- Buxheti i Propozimit financiar i plotësuar sipas Aneksit 2;
- Letër prezantuese e projektit të propozuar e nënshkruar nga titullari i institucionit;
- Curiculum Vitae për personelin shkencor dhe akademik;
- Kushtet e përgjithshme të grantit sipas Aneksit 3;
- Deklaratë e Angazhimit të personelit akademik/shkencor;
- Kopje të statutit apo ekstraktit ku përcaktohet se aplikuesi ka në fokus të veprimtarisë së tij kërkimin shkencor ose akademik në fushën e projekt-propozimit;
- Marrëveshje Bashkëpunimi në rastin kur projekti përfshin disa institucione partnere.
Dorëzimi i Aplikimeve do të bëhet me postë dhe email:
Me postë në adresën:
Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit,
Parku Kombëtar i Butrintit,
Rr. SH81, Ksamil, Sarandë
dhe me email në:
sekretaria.teknike_brg@bmf.al
Në dokumentacionin e mëposhtëm do të gjeni udhëzimet për aplikim për Grant
Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm lidhur me këtë thirrje, ju lutem të na kontaktoni në adresën sekretaria.teknike_brg@bmf.al



